Postuar: dom, dic 4th, 2011

Katerina Margareta Ashton (Catherine Margaret Ashton)

Arsimimi

Katerina Ashton ka lindur në Upholland të Lancashire, të veri-perëndimit të Anglisë, më 20 mars 1956 ( në 1999, ajo zgjodhi titullin e saj baroneshe si një përgëerim për qytetin e lindjes se saj). Ajo shkoi ne shkollen Grammar te Upholland në Shkollen Teknike te Minierave te Uigan-it.Ashton shkoi për të studiuar në “një nivel te larte shkollor në atë të fakultetit ekonomik në kolegjin e Bedford (tani pjesë e Royal Holloway), e Universitetit te Londrës, u diplomua me titullin bakelor në sociologji në vitin 1977.

- Ajo jeton në Shën Albans me burrin e saj, Peter Kellner, Presidenti i YouGov dhe ka dy fëmijë dhe tre të adoptuar. Ajo u shpërblye me një Diplomë Nderi nga Universiteti i Londrës në  2005.

Karriera

Midis viteve 1977-79 Ashton ka punuar si administratore në fushatën për Çarmatimin Bërthamor dhe më vonë u zgjodh si nënkryetare e thesarit të shtetit. Nga viti 1979 deri ne 1981 ajo ishte menaxhere biznesi e Organizatës Koverdale, te një konsulence menaxhimi. Ne vitin 1983 ajo ka punuar për Këshillin Qendror për Edukim dhe Trajnim në  sektorin e Punës Sociale. Prej viteve 1983 deri ne 1989, ajo ishte drejtore në Komunitetin për punë, për të trajtuar pabarazinë, e themeluar si Forumin e Punëdhënësve per njerezit me aftësisë të kufizuar. Për pjesën më të madhe të viteve 1990, ajo ka punuar si këshilltare e politikës së pavarur. Ajo ishte kryetare për Autoritetin Shëndetësor në Hertfordshire prej viteve 1998-2001 dhe drejtoi sektorin e shkollave të fëmijëve dhe u be zëvendëskryetare e Këshillit Kombëtar për One Parent Families(Familje me prindë).

- Katherina  Margaret Ashton, baroneshë e Upholland(qyteti ku ka lindë ishte dikur aty nga viti 1534 pronë e nje familje nga Hollanda), PC. Katerina Ashton bëhet Përfaqësuese e Lartë dhe e Para e Punëve të Jashtme në Politikën dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian (BE). Ajo u emërua në këtë post në një takim të 27 krerëve të Këshillit Europian në Bruksel më 19 nëntor 2009.
- Ashton është nje politikane laburiste(socialiste) e partisë punës. Ajo ishte emëruar më vonë ne krye të Dhomës së Lordëve dhe në këtë rol ishte drejtuese e sukseshme në proçesin e Traktatit të Lisbonës. Në vitin 2007 ishte ministre e drejtesise. Në vitin 2008, zgjidhet Komisare për Tregtinë në Komisionin Europian.

- Baronesha Ashton zgjidhet në krye të Dhomës së Lordëve në vitin 2007

Në qershor te 2001 ajo u emërua nën-sekretare e shtetit në ministrin në Departamentin e arsimit dhe e kualifikimit. Në vitin 2002 ajo u emërua ministre për Sigurine në te njëjtin departament. Në shtator të vitit 2004, ajo u emërua nën-sekretare parlamentar në Departamentin për Çështje Kushtetuese, me përgjegjësi duke përfshirë Arkivat Kombëtare dhe Shtypin Publik. Ashton u emrua  pranë Këshillit të shtetit në 2006, dhe u bë Sekretare e  Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë në maj të 2007.

- Në vitin 2005 ajo u votua “Ministrja e Vitit” nga Revista Shtëpia dhe “Gruaja e Vitit” nga Kanali 4.
Në vitin 2006 ajo fitoi çmimin vjetor ’’ politikanja e vitit” në Awards Stonewall, që u jepet për ata që kanë dhënë kontributë me një ndikim pozitiv në jetën e popullit britanik me punën e tyre.
Më 28 qershor të 2007, Kryeministrin e ri, Gordon Braun emëroi atë në kabinetin e tij si kryetare e Këshillit dhe kryetare e Dhomës së Lordëve. Në këtë post, ajo ishte përgjegjëse për kalimin e Traktatit të Lisbonës përmes Dhomës të Lordëve.

 

Në institucionet evropiane – Komisioni Europian me 3 tetor 2008

Më 3 tetor 2008, ajo u propozua për të zëvendësuar Komisionerin Europian, Peter Mandelson si përfaqsuese e Anglisë në Bruksel. Në bazë të nenit 213 të Traktatit të krijimit të Komunitetit Europian, Komisionerët nuk duhet të angazhohen në ndonjë profesion tjetër gjatë mandatit të tyre, nëse është fitimprurese.
Emërimin e saj si komisionere e tregtisë u shqyrtua nga Parlamenti Europian. Ajo u kritikua nga Daniel Hannan, një deputete konservatore britanike, mbi bazën se ajo “nuk ka një program bindës në çështjet e tregtisë në një kohë kur BE-ja është e angazhuar në negociatat kritike me Kanadën, Korenë dhe Organizatën Botërore të Tregtise(OBT) Mirëpo, pas dëgjimit publik për konfirmim nga Komisioni i Tregtisë të Parlamentit Europian të zgjedhjes u rezultua se Ashton është miratuar nga Parlamenti më 22 tetor të 2008 me 538 pro, 40 vota kundra dhe 63 abstenime.
Ajo ka kryer negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Korenë në tetor të 2009.
Emërimin i Ashton-es si Komisionere europiane ishte subjekt i miratimit të Këshillit me shumicë të kualifikuar sipas nenit 215 të Traktatit të krijimit të Komunitetit Europian.

 

Zgjedhja e Ashton si Përfaqësuese e lartë e BE-së me 19 nëntor të 2009

Në 19 nëntor 2009, Ashton u emërua ministre, përfaqësuesja e parë dhe e lartë e Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Sigurine e BE. Emërimi i saj ishte ne unitet, me njezëri dakord në takimin e 27 krerëve të Bashkimit Europian në Bruksel. Pas një vendosmerie konstante në mënyrë aktive për ish-kryeministrin britanik Toni Bler që kërkoi të bëhej President i Këshillit Evropian, Gordon Braun përfundimisht duke pare se nuk ishin dakort me kandidaturen e Bler-it u terhoqe me kushte që të merrte postin e shefit te jashtëm të BE-s Anglia dhe kështu u veprua. Anglia mori postin e lartë, atë të shefit të politikës  jashtme dhe të sigurise për BE-n, prej anglezes Katerina Ashton.

 

Media angleze per zgjedhjen e Ashton

Ish-Sekretari i Brendshëm, Charles Clarke tha: “Emri i Katerinës më ka befasuar pak. Megjithatë e  kam parë aktive. Unë kam respekt të madh për të. Ajo është e shkëlqyer në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me njerëz dhe një negociatore e mirë.”
Në anën tjetër, kritikët thonë se ajo nuk ka qenë e zgjedhur nga të tëra institucionet. “Kati e mori vetëm me fat,” tha një burim i qeverise britanike dhe u tha. “Emërimi i saj dhe Herman Van Rompuy si president i Këshillit Europian janë një turp i plotë. Ata janë jo më shumë se xhuxhat e  kopshtit.” Por Shami Shakrabarti, drejtor i Lirisë, i cili u bë shokë me Ashton kur ajo ishte ministre në Departamentit e Çështjeve Kushtetuese tha se kritikët e saj ishin të gabuar: “Njerëzit si Katrina nuk mund të nënvlerësohet  aftesite e saja. Ajo është një grua e zoja qe din t’i mbush mendjen dhe ka veti hipnotizuese. Kjo është sekret i suksesit saj. ”
Ne mëngjesin e pas emërimit të saj, zonja Ashton i tha BBC : “Gjatë muajve dhe vitet të ardhshëm  do t’u deshmoj se unë jam një persone më cilesi të mira pune. Unë shpresoj te aftësite e mia të veçantë qe kam se do të tregojë se kush jam une. ”

Përgatiti: Bep Martin  Pjetri/EUSA

Lexuar 764

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>