Postuar: mer, dic 7th, 2011

Europa – Gjeografia dhe Historia

Kufizimi i Europës.

Evropa është një nga shtatë kontinentet, por fizikishtë është pjesë e gadishullit të madh  veriperëndimor që njihet si tokë Euroazi. Azia përfaqëson pjesën lindore të kësaj toke të vazhdueshëm. Në qoftë se njerzit shikojnë larg nga Kanali i Suezit dallojnë ndarjen midis Azisë dhe Afrikës.  Që në vitet 1700 njihet kufiri lindor i Europës në malet Ural të Rusisë, në mes të Europës dhe Azisë. Megjithatë nuk është fikse kufiri juglindor. Shpesh lumenjtë Ural llogariten si kufijtë e mundshme të Europës. Kufiri vazhdon në drejtim të Detit Kaspik dhe shtrihet mbi malet e Kaukazit (këtu është e paqartë, se deri ku preçizohet kufiri) dhe Bosforit, Detit Marmara dhe Dardanelet. Shumë gjeografë përcaktojnë mëtej kufirin në jugë me Azerbajxhanin dhe Armeninë e kufizuar me Iranin dhe me kufirin jugor të Turqisë, me Sirinë, Irakun dhe Iranin si kufiri nëmes të Azisë dhe Europës për shkak të arsyeve politike dhe kulturore. Detit Mesdhe ndan Europën nga Afrika. Në perëndim Europa kufizohet në kufi me Oqeanin  Atlantik. Islanda është më afër Groenlandës (Amerika e Veriut) sesa Europa kontinentale, është konsideruar si një pjesë e Europës.

Jo të gjithë e shohin Europën si një kontinent, sepse ajo nuk është e rrethuar plotësishtë nga deti dhe është më e përcaktuar kulturalisht se sa gjeografikisht.

Ndodhen 44 shtete, ku më e madhja është Rusia dhe më e vogla është Vatikani.

Tre gadishuj
Dy sipërfaqe më të mëdha toke në Europë përbën “kontinentin europian” dhe Skandinavinë në veri, të cilat janë ndarë nga njëri-tjetri prej Detit Baltik. Tre gadishuj të mëdhenjë si ajo; Iberik, gadishulli Apenin dhe Ballkani shtrihet në jug të kontinent dhe në Detin Mesdhe.

Topografia e Europës
Topografia e Evropës është shumë e ndryshme, më shpesh brenda zonave të vogla. Kryesisht ndodhen në pjesën jugore të vargmaleve. Ndërsa në zonë veriore të Alpeve, Pirenei dhe Karpatet shtrihen gradualisht peizazhe  dhe fusha të mëdha, kodrina të ulët, të cilat kanë shtrirje  në lindje.

Pjesët veriore të Europës përfshihet kryesisht prej zonave më të larta, e cila fillon në perëndim të Ishujve Britanikë duke vazhduar përgjatë maleve dhe fjordeve të Norvegjisë. Herë pas here njerzit dallojnë më shumë pllaja dhe lugina.

 

Gjeologjia

Gjeologjia e Europës është shumë e ndryshme dhe komplikuar në peisazhet e relieve shumë të ndryshme në të gjithë kontinentin, nga lartësitë Skoceze e deri në fushat  e kodrina të Hungarisë.

 

Popullsia  – 731 milion banorë në 2005

Shifrat për popullsinë e Europës ndryshojnë sipas shteteve europiane. Popullsia brenda kufijve të standardit fizike gjeografike ishte 731 milion banorë në vitin 2005 në bazë të Kombeve të Bashkuara, që përban 14 % e popullsisë të botës. Në vitin 2010 popullsia rezulton në 857 milion banorë duke përdorur një përkufizim i cili përfshin të gjithë vendet transkontinental me atë të Rusisë dhe të Turqisë. Rritja e popullsisë është e moshës relativisht e ngadalshëm dhe mesatare relativisht më e lartë në krahasim me kontinente të tjera të botës

 

Sipërfaqja

 

Sipërfaqja e Europës është 10.605.000 km2 ose 6.7 % e sipërfaqes së Tokës dhe rreth 7,8 % të sipërfaqes së ngurtë të Tokës.

Sipërfaqja e maleve është 2.211.308 km²

Pra, 21.72% të sipërfaqes të përgjithshme të Europës

 

Origjina e emrit “Europa”

Emri “Europa”, vjen nga emri grek Ευρώπη(Evropë) që do të thotë “Perëndimi” (ndoshta një epitetë i hënës), që ishte një figurë e mitologjisë greke. Europa quhej Agenor dhe ishte e bija e mbretit të Tiros, qytetë i lashtë fenikas dhe koloni greke në rajonin midis Mesdheut e Lindjes së Mesme. Zeusi ra në dashuri me Agenor-ën dhe e rrëmbeu dhe menjëherë u shndërrua në një dem të bardhë e i mrekullueshëm. Ndërsa lulja e  kacavjerur në breg e shikoi Europa, demin e vogël të detit që po vinte. Demi i vogël ishte ‘frikësuar pak, por qëndroi i shtrirë në këmbët e tij, dhe Europa ishte qetësuar. Duke parë se si e la Europa e rriti me përkëdhelje në pjesë e pasme e demit të vogël që kërceu në ujë dhe e çoi në Kretë. Zeusit kthehet në zot dhe zbuloi dashurinë e tij. Ata kishin tre djem: Minos, Sarpedon dhe Rhadamanthus. Minos u bë mbreti i Kretës dhe lindi qytetërimi i Kretës, që quhet edhe djepi i qytetërimit europian. Emrin Europa e mori që nga ai moment, që ai vuri në tokat vendosur në veri të Detit Mesdhe.

Lindja e Europës dhe europianëve
Në kohën greke dhe romake, Europa ishte një term gjeografik i papërcaktuar, një vend në veri të Mesdheut, e cilat nuk e njihnin si kufiri veriorë. Në rindërtimin e hartës nga ana  gjeografit grekë, Hecataeus i Miletos rreth vitit 480 para Krishtit, të teorisë se toka e botës përbëhet nga dy kontinente të ndara në Mesdhe, si qendra e botës: ku njëra pjesë e Europës kufizohet në veri të rajonit të panjohur Iperborea(Groenlanda e sotme deri në Kamçatka), dhe tjetra në Azi, ku përfshihet Egjipti dhe Libia.

 

Autorët latin rrallë e përmendin fjalën “Europë” dhe “europianë”. I pari që  përdori termin me një kuptim shumë të rëndësishme në fund të shek. VI-të pas Krishtit ishte irlandezi, abati Shën Kolumbani, Themelues i së ardhmes ” të abacisë të Bobbio-s, i cila citohet  (Europae tutus) në një prej letrave të Papa Gregorit Magno(ose Papa Gregor i I-rë apo i Madh – lindi në Romë rreth vitit  540 dhe vdqi në Roma, më 12.III.604). Edhe kryeprinci i Monakos, Isidor Pacensis përdori termin Europa për të treguar se ushtarët nën udhëheqjen e Karl Martel-it kishin luftuar në Poitiers (prospiciunt Europenses Arabum tentorium, ata nescientes cuncta pervacua). Beteja e kishte marrë një vlerë të madhe simbolike: perëndimi i krishterë ishte e përfaqësuar nga Europa ideale, e cila kishte ndaluar mësymjen dhe zgjerimin e territoreve arabe, dhe kështu Isidoro kishte përdorur epitetin apo mbiemrin “europian” për të dhënë një identitet kolektiv, luftëtarëve që kishin ndalur pushtuesit muslimane.

Europa për herë të parë bëhet një realitet i ri politik, i njohur në botë me perandorin Karlo Magno(Perandoria karolingiane është perandoria e Karlo Magnos, që u themelua tradicionalishtë me kurorëzimin e tij si perandor nga Papa Leo i III-të në natën e Krishtlindjeve të vitit 800 pas Krishtit.). Në mes të shek. VIII-të dhe në fillim të shek. IX-të, pra aty nga fundi i viteve tridhjetë të mbarimit të luftërave kundër Lombardve, Avarëve, sllavëve dhe saksonëve themeluan një subjekt, një entitet të ri, në të cilat konvergoi fuqia e Romës antike, autoriteti shpirtëror i Papës dhe fuqia e popujve të rinj gjermanike. Karlo një komandant i ri francez duke shprehë se Europa është një shprehje gjeografike reale kërkon të bëhet Europa një perandori e madhe duke vendosur të njëjtën monedhë, gjuhën latine si gjuhë zyrtare dhe të ushtrohet një fe e vetme.

 

HISTORIA

Hebrejtë konsiderohen si pjesë e kulturës bazë të Europës

Europa është karakterizuar nga një histori e gjatë e fillimit të madhe të suksesshëm kulturor dhe ekonomike, që filloi në Epokën e Bronzit(prej 3500 deri afërsisht në vitin 1200 para Krishtit). Origjina e kulturës perëndimore në përgjithësi i atribuohet lashtësisë greke dhe Perandorisë romake, që dominoi kontinentin për shumë shekuj, duke shkuar edhe përtej Rinit dhe Danubit. Edhe pse hebrenjtë nuk ishin një popull me origjinë europiane, kultura hebreje përshkoi në mënyrë indirekte përmes kontinentit të krishterimit, ku konsiderohet përgjithësisht si themele të tjera të identitetit evropian.

Europa kristiane

Fuqizimi i fesë nisë prej shek. V-VIII

Pas ardhjes së Krishterimit dhe rënies të Perandorisë Romake të Perëndimit(në vitin 476), Europa hyri në një periudhë të gjatë stanjacioni, në errësirën e mendimit në mesjetë siç dëshmuan mendimtarët  e Rilindjes dhe  historianët modern. Në këtë periudhë ka pasur Zgjerim të Krishterimit në Europë në mes të shek. V dhe VIII. Shumë komunitete monastike kanë ruajtur njohuritë e akumuluara më parë, ku në mesin e tyre janë ata kolombaniane dhe benediktinët.

Firencja varrosi mesjetën dhe çeli rilindjen

Zhvillimi europian u shoqërua me pushtime koloniale kryesisht nga Franca dhe Anglia

Në fund të mesjetës u kurorëzua me fillimin e rilindjes në Firencë të Italisë, që rrezatoi në gjithë Europën dhe lindi monarki të reja kombëtare, të cilat shënuan fillimin e një periudhe të zbulimeve të reja, hulumtimesh dhe zhvillime shkencore. Në shek. XV-të, Portugalia hapi rrugën e zbulimeve gjeografike, ku u pasua shpejt nga Spanja dhe disa vende të tjera europiane, ku kryesisht Franca dhe Britania e Madhe, ngritën perandori të mëdha koloniale në territoret e Afrikës, Amerikës dhe Azisë.

Epoka e zbulimeve ngacmoi idenë e demokracisë

Pas kohës të zbulimeve, doli në Europë ideja e demokracisë. Ata filluan luftën për pavarësi, veçanërisht në Francë, në periudhën e njohur si Revolucioni Francez, e cila bëri jehonë revolucioneve të tjera që u përhapë në të gjithë kontinentin së bashku me idetë e përkrahur. Lindja e demokracive solli tensione për shkak të konkurrencës për pushtimin e Botës së Re. Në veçanti, Napoleon Bonaparti arriti në formimin e një perandori të re franceze, hegjemone në Europë, i cili nuk arriti të mbijetojë luftrave kundër koalicioneve të formuar nga Perandoria Ruse me Austrinë dhe mbretëritë e Anglisë me Prusinë e përkrahur nga Mbretëria e Portugalisë dhe të luftrave nga luftëtarët e popullit spanjoll. Mëpas, Europa nuk pati trazira, beteja për një kohë.

Në vitet e mëpasme në shtetet europiane dominoi teknologjia, kultura, politika dhe ekonomia kundrejt pjesës tjetër të botës, duke fituar vendbanime të mëdha apo kishte reduktime territoriale në Amerikë, Afrikë, Azi dhe Oqeani. Në këtë periudhë lindën edhe ideologji të reja në Europë; në fillim  romantizmi në letërsi, i pasuar nga kapitalizmi, nacionalizmi, komunizmi dhe darvinizmin. Megjithatë, ajo ishte një periudhë e trazirave sociale e karakterizuar nga industrializimi, kryengritjet revolucionare të 1848 dhe politikat ekspansioniste të vendeve të mëdha europiane, të mbajtur në një gjendje të pasigurt paqen në Europë në fund të shekullit nga kancelari gjerman, Oto von Bismarku përmes aleancave të ndarë në dy  pjesë të kontinentit.

Luftrat sollën hegjemoni në botë

Në vitin 1914  shpërthyen tensionet në Luftën e Parë Botëror, që zgjati deri në vitin 1918 nga e cila pa humbjen e dy perandorive më të mëdha të kontinentit si; perandoria gjermane dhe ajo austro-hungareze. Gjë që i hapi vend triumfit perandorisë bollshevike ruse në 1918. Tensionet sociale mes shteteve europianë arritën kulmin e konfliktit me shpërthimin e Luftës Dytë Botërore, e cila u shkaktua kryesisht nga politika agresive të qeverive fashiste dhe nacional-socialist përkatsisht të Italisë dhe Gjermanisë dhe të mbështetur në Azi nga Perandoria japoneze.Dy luftëra shkatrruan  hegjemoninë e pjesës tjetër të planetit duke lënë botën në duart të dy shteteve të fuqishëm me sisteme të kundërta politike-ideologjike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Bashkimi Sovjetik.

Europa dikton politikën e saj dhe në botë

Nga viti 1945 deri 1991 u gjend  Europa nën peshën e rënde të Perdes së ashtuquajturi Hekuri, i cili ishte vija kufitare në mes Lindjes dhe Perëndimit, pra midis kapitalizmit dhe komunizmit.
Situata përfundoi me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe se Europa është angazhuar në kohën e re me ribashkimin  në Bashkimin Europian me vizione të sotme, të merret me çështje të marrëdhënieve me botën arabe në zonën e Mesdheut dhe bashkëpunimin me hegjemoninë rivale atë të SHBA-s në arenën e re ndërkombëtare.
EUSA

Lexuar 4470
Displaying 2 Comments
Have Your Say
  1. qemali scrive:

    Shumë shkurt e përmbledhtas qenka materiali gjeografik-hstori mbi Europën. Mësova disa gjëra që nuk e dija si dhe për çifutët që kanë pjesën e tyre në EU.

  2. Gjon scrive:

    Kush ishin avarët?

    Avaret ishin një komb të ndodhur në lindje të Danubit të Hungarisë e sotme dhe të Rumanisë gjatë periudhës të viteve 555 deri në fillim të viteve 800.
    Origjina e tyre është e paqartë, pasi që nuk ka mbijetuar si rracë dhe nuk ka burime shkrimesh për kët popull.
    Avarët mendohet të jetë një populli turk, të cilët ishin shtyrë ndoshta nga territoret e tyre drejt në perëndim, ku rreth viteve 555 pas Krishtit u vendosën në territorin e Ukrainës dhe prej aty u shpërngulën drejt perëndimit të Danubit. Kontakti i parë me romakët ndodhi në dimrin e dokumentuar të vitit 558/59 në Konstandinopojë. Së bashku me lombardët(ishin dikur rracë gjermane e gërshetuem me rracën Skandinave, ku ma vonë zbritën në Lombardi të Italisë – shën im B.P.) shkatërruen monarkinë e gepidernës(gotët – rracë e vjetër gjermane. Shën. im B.P.), e cila zunë vend në Transilvani. Pasi krijuen shtetin e tyre në Danubë nisën të zgjeronin territorin e tyre drejt zonave sllave ku ata pushtuan Dalmacinë dhe Greqinë.
    Avaret vazhduan të depërtonin matej në fushën e ekspansionit drejt hapësirave të reja të pushtimeve të reja tregu, si nje superfuqi rajonale, e cila kishte ndikim të madh në rrugët tregtare në lindje, dhe ishte në këtë kohë fuqia kryesore në mesin e Perandorisë franceze dhe asaj Perandorisë Bizantine.
    Karl i Madh krijoi një ledhë, murë mbrojtës kundër avarëve në lindje të Bayernit.
    Kjo fushë prag të quajtur ’’Fusha e Parë e Avarëve’’, ku ma vonë morri emnin ’’Marshimi Oriental’’, që do të thotë Fusha Lindore. Ky territor u ba tokë e Austrisë më vonë.
    Në fushatat ushtarake midis avarëve dhe gjermanëve midis viteve 791 dhe 803, avarët pësuen dame serioze, nga ku filloi dhe ranie e supërfuqisë së avarëve.
    Me kohë rraca avare u asimiluen në një masë të madhe prej një pjesë të popullsisë sllave të jugut.

    Emri i rajonit të vjetër Banat(Banat asht një krahinë historike midis Rumanisë, Serbisë dhe me një pjesë të vogël në Hungari) përmban titull mbretnor avarë ‘’ban’’ sipas komandantit të ushtrisë avare Khagan Baian.

    Përmbledhje:
    Me dy fjalë mund të konkludoj se;

    Keltë

    Keltë është një term që sot i referohet kulturave dhe gjuhëve të Uells-it, Kornuell-sit, Anglisë, Irlandës, Skocis, Isshulli i Njeriut(Isle of Man), Francës, Spanjës dhe Portugalisë. Romakët i quajtun ato Galerë(gallere). Njerëzit që flisnin gjuhën geliske është një shumëllojshmëri e hershme tprej keltishtes është edhe një përkufizim i vlefshëm prej galler.

    - Gotët

    GOTËT ISHIN RRACË GJERMANE, QË MENDOHET SE KANË LIDHJE ME SKANDINAVINË.
    RRACA GJERMANO – SKANDINAVE KANË LIDHJE GJENETIKE NË SHEKUJ
    - Avarët

    AVARËT ISHIN RRACE TURKE DHE PAS RANIES SË PERANDORISË TYNE ZUNË VEND NË TERRITORET SLLAVE DHE U ASIMILUEN. KËSHTUQË NJË PJESË E RRACËS SLLAVE ASHTË E PËRZIEM DHE KA GJENETIKËN ME RRACËN TURKE

    U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>