Hilari Klinton ngre shqetësimet e OSBE-së për zgjedhjet në Rusi

Ditën e diel, të datës 4 dhjetor të 2011 populli rusë votoi për parlamentin rusë. Opozita e bashkuar dolën të nesërmen të protestonin në qytete të shumta të Rusisë, ku mjaftë u arrestuan për protestën ndaj bandës të Vladimir Putinit.
Një ditë pasi u kryen zgjedhjet elektorale parlamentare në Rusi, mijëra protestuan në Moskë kundër zgjedhjeve të parlamentit rusë. Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-s dhe udhëheqësit e opozitës ruse thonë se u dëmtuan rëndë zgjedhjet nga sistemi i falsifikimit të rezultateve. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton ngriti çështjen në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE-s) gjatë takimit ministror në Vilnius(Lituani).
Klinton i bëri thirrje Rusisë të ndërmarrë veprime në lidhje me rekomandimet e ardhshme zgjedhore të misionit të vëzhguesve të OSBE-së për zgjedhjet e Dumës të së dielës. Votuesit ruse meritojnë një hetim të plotë të mashtrimit dhe manipulimit elektoral.
EUSA



















