BQE ul taksat e interesit mbi euron
Banka Qëndrore Europiane(BCE,ECB-European Central Bank) ka vendosur të ul taksat e interesit mbi monedhën europiane Euro. Kësaj radhe BQE vendosi të ul vlerën e shitjes së parasë me 0.25% pikë, pra barazi me 1% të interesit.
Vendimi u mor duke u bazuar mbi vlerat e fundit që arriti bursa, që aktualisht nuk janë pozitive. Kjo është hera e dytë që BQE detyrohet të ul taksat mbi euron, brenda 3 muajve të fundit që kur është zgjedhur president i BQE-së, italiani Mario Dragi.
Së shpejti do të mblidhen krerët e BE-së në Bruksel për të diskutuar mbi “çfarë duhet bërë me euron”.
EUSA

















Keta kriminelet shtampojne para dhe na bejne medemek se po na ndihmojne duke ulur me 1 per qind interesin pfffff……