Londra kundërshton ndryshimin e Traktatit, prishet marrëveshtja e 27 vendeve të BE-së
BRUKSEL – Anglia kundërshton ashpër propozimin e Gjermanisë dhe Francës për ndryshimin e Traktatit të BE-së. Pas një nate të gjatë e liderve europian, të mbledhur në Bruksel, prishet marrëveshtja e 27 vendeve për reformën e Traktatit të 27-shes. Mos aprovimi i marrëveshtjes vjen pikërisht nga Britania e Madhe e cila nuk është dakort që të bëj ndryshime të mëtejshme të traktateve sepse këto ndryshime vënë në rrezik ekonomik Mbretërinë e Bashkuar .
Sarkozi citon në konferencën për shtyp: siç e dini preferuam një reformë për Traktatet e 27-shes, por për fat të keq kjo nuk është e mundur duke konsideru pozicionin e kundërt të miqve tanë anglez. Kështu që do të bëhet një marrëveshtje ndërqeveritare të 17-shes e hapur për të gjithë vendet që dëshirojnë të aderojnë.
Londra i kërkoj Europës një tutelë më të madhe ndaj pozicionit të saj ekonomik. Kusht i gjykuar i papranueshëm nga Franca dhe Gjermania.
Megjithatë u vendos që drejtimi i fondit “shpëto shtetet” të bëhet në mënyrë të pavarur nga BQE-ja, propozuar nga Mario Dragi.
Fraktura e BE-së do ketë një influencim negativ edhe në bursen e sotme.
EUSA




















Tani do shohim pak spektakel, se Anglia nuk e le me kaq, si gjithmone do i ngaterrojne punet ne Europe