Volkswagen Maggiolino
Volksvagen Typ 1 është automobili më i njohur në botë i shtëpisë gjermane Volksvagen. E prodhuar përherë të parë në 1938 deri në 2003-shin ishte makina e parë që u “pagëzua” me disa emra të ndryshëm nga shtete të ndryshme si për shembull:
Käfer – Gjermani
Maggiolino – Itali
Coccinelle – France
Beetle ose Bug – Angli dhe Amerikë
Fusca – Brazil
Vocho – Meksikë
Breshkë – Shqipëri
Mban rekordin e autove që u prodhua për 65 vjet pa ndalim, po ashtu mban dhe rekordin e automobilave më të shitur në botë që kapë shifrën e 21.529.464 ekzemplarve.
Popullariteti i këtij modeli arriti edhe Hollivudin ku Diznei(Disney) i dedikoj një film që besoj shumë e kanë parë, të titulluar “Magjiolinoja budalla” ku ju dha dhe emri “makina Herbi(Herbie)”, që i përket modelit të ’63-shit.
Rikthehet pas 8 viteve me stilin e saj të famshëm dhe modern. Pritet të vihet në shitje për publikun në vitin 2012-të.
EUSA
Lexuar 681

















