Fjala e Herman Van Rompuy në Samitin i XXVIII-të BE-Rusi
Bruksel, 15 dhjetor 2011 - KE.
Unë jam shumë i kënaqur që ju mirëpresë përsëri në Bruksel. Kjo është takimi ynë i katërt sëbashku(qëkur u bë kryetar Herman V Rompy), BE-Rusi brenda 28 takimeve të gjithsejta. Si gjithmonë, unë i çmoj diskutimet tona brenda një varg çështjesh në kuadër të marrëdhënieve BE-Rusi dhe për çështje të gjera që përcaktojnë kuadrin e bashkëpunimit tonë. Dy vjet më parë, në takimin tonë të parë së bashku në Rostov-mbi Don, kam thënë se ne kem përcaktuar një kohë për të dy palët, Rusi dhe BE. Dhe kjo është edhe më se e vërtetë sot. Si BE dhe Rusia janë në udhëkryqe të rëndësishme. Zhvillimet politike dhe ekonomike kanë sjellë transformimin e peisazhit globale dhe vendore me shpejtësi.
BE-ja po rrugëtin nëpërmjet krizës së borxhit. Javën e kaluar, Këshilli Europian në Bruksel solli vendimet e rëndësishme, për periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë me synim stabilizimin e gjendjes dhe për të ndërtuar më tej një arkitekturë të re për zhvillimin dhe bashkimin monetar.
Ne ramë dakord për një kompaktësim të re fiskale, koordinim më të fortë ekonomike, të gjetjes të mekanizmave në rastet e krizave të forta dhe bashkëpunimet me burimet e FMN-ës. Përveç kësaj, shtetet anëtare janë në zbatimin e programeve ambicioze fiskale dhe të reformës për të rikthyer besimin dhe në planin paralel BQE(Bankave Qendrore Europiane) ka marrë masa të rëndësishme që duhet të lehtësojë presionin mbi bankat, edhe në ato bankat e shteteteve antare të euros.
Ne jemi në rrugën tonë për të sjellë besim përsëri në zonën e euros. Rruga është e vështirë, dhe
ende e gjatë. Përcaktimi i vazhdueshëm i një politike të kujdesshëm do të jetë çelësi i suksesit.
Pyetjet dhe detyrat që përballet Rusia aktualishtë janë po aq të vështira.
Ju keni vendosur nje vizion ambicioz për modernizimin e Rusisë në shekullin e XXI. Një vizion
në bazë të një ekonomie moderne dhe sigurimin e reformave të mëtejshme politike.
Unë do të përsëris atë që kam thënë dy vjet më parë: BE-ja dëshiron të jetë partner i Rusisë në aspektin e modernizimit. Ne jemi vërtet partnerë strategjik. Në shumë mënyra, ne jemi të fuqishëm. Në frymën e përfitimit të ndërsjellë, ne vetëm mund të përfitojmë duke thelluar bashkëpunimin tonë
edhe më tej. Rezultatet e dy viteve të fundit janë të suksesshëm. Samiti i sotëm është dëshmi. Kjo është një samit i rezultateve:
Pranimi i Rusisë në OBT është arritje e madhe dhe e prekëshme. Kjo është një nga levat e modernizimit bilateral. Ajo hap përspektiva të një numër mundësish të reja për tregtinë, investimet dhe rritjen ekonomike globale.
Ne kemi tani shpresa të larta për mundësitë tjera të mëtejshme në Marrëveshjen e re me Rusinë.
Për mobilitet realizojmë miratimin e hapave të përbashkët dhe ndryshimeve në marrëveshjet e vizave, si një dokument për të udhëtuar pa viza e konsideroj një hap i rëndësishëm. Kjo do të hapë mëtej kufijtë midis Rusisë dhe BE-s dhe BE-s me Rusinë.
Parimet dhe vlerat e partneritetit tonë strategjik janë gjithashtu duke u testuar dhe vlerësuar në bazë të zhvillimeve në fushat politike. Në të vërtetë, mbështetja e opinionit të publikut europian për zhvillimin e partneritetit tonë strategjik është një pasuri e rëndësishme, të lidhura ngushtë me këtë fushë.
Kritikë e rreptë Rusisë për Zgjedhjet e 4.XII.2011 nga BE
Në këtë kontekst, Bashkimi Europian i kushtoi vëmendje të veçantë proçesit të zgjedhjeve për Duma(Parlamenti) në fund të javës(4.XII.2011) dhe ne kishim një diskutim të sinqertë për këto çështje në samitin e OSBE-s në Vilnius më 6.XII.2011. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit, liria e fjalës dhe të drejtën e tubimit janë kyçe për demokraci. Ne mirëpresim faktin që 500 Vëzhguesit zgjedhore të ishin të ftuar në vëzhgimin e zgjedhjeve për Duma.
Ne jemi, të shqetësuar nga parregullsi dhe mungesa e drejtësisë, siç raportohet nga vëzhguesit e ODIHR-it, si dhe nga publiku rusë. Dhe ne jemi të shqetësuar nga paraburgimi i protestuesve. Në kontrast demonstratat e fundit të mëdha ishin të qeta dhe autoritetet për mendimin tim i trajtuan shumë mirë.
Ne, pra, mirëpresim zotimin tuaj dhe angazhim, Zoti President (Dmitri Medvedev), për të hetuar Raportet tona dhe vendase në mënyrë të ndershme dhe të paanshme për problemet zgjedhore.
Ne shpresojmë se Rusia do të bashkëpunojë edhe me OSBE-n / ODIHR-in, për të siguruar një monitorim e qetë të zgjedhjeve presidenciale(mars 2012).
Mbi çështjet rajonale pranë Rusisë
Ne gjithashtu merremi mbi një numër çështjesh ndërkombëtare dhe rajonale, si në jug dhe në Lindje. Rusia është një nga bashkëbiseduesit tanë kryesore. Sot, si gjithmonë, unë vlersoj shkëmbimin tonë të hapur dhe konstruktiv. Së pari, ne kemi konfirmuar nevojën për të thelluar bashkëpunimin tonë në konfliktet e ngrira të kontinentit tonë. Ne përshëndesim rifillimin e bisedimeve zyrtare 5 +2 mbi Transnistria(Shtetë i vetë shpallur i pavarun moldavian midis Ukrainës dhe Moldavisë). Në Gjeorgji, BE-ja mirëpret frymën e kompromisit që i hapi hapësira rrugën e marrëveshjes bilaterale të antarësimit të Rusisë në OBT.
Në këtë kontekst, obligimet siç është rënë dakord në marrëveshjen e armëpushimit të datës 12 gusht 2008 është zbatuar.
Së dyti, në Pranvera arabe.
Ajo është në interesin tonë të përbashkët në bashkësinë ndërkombëtare, BE dhe Rusia, që të shkoji në drejtimin e duhur të demokracisë në aspektet si prioritare atë të drejtësisë sociale, të sundimit të ligjit dhe të transparencës.
Në Siri, më konkretisht, kam kërkuar mbështetjen e Rusisë për veprim nga Këshilli i Sigurimit të OKB-s dhe të Planit të Lidhjes Arabe.
Programi bërthamor i Iranit mbetet një çështje e madhe shqetësuese. Bashkëpunimit tonë të ngushtë
bazuar në pikëpamje të përbashkëta me Rusinë, mbetet i një rëndësie kritike në mënyrë që të gjeni një zgjidhje diplomatike.
Mbyllja e fjalës të z. Herman Van Rompuy
Z. President(Medvedev), për ta mbyllur fjalën, dua të nënvizoj se shumica e progresit të arritur këtu sot është për shkak të angazhimit tjuaj personal për një produktive dhe konstruktive në marrëdhëniet BE-Rusi. BE-ja do të punojë për të qëndruar këtij kursit edhe në vitet e ardhshme.
EUSA




















