Postuar: dom, gen 15th, 2012

Prioritetet e politikës daneze

Prioritetet e politikës daneze.

Për 6 mujorin e kryesisë së presidencës daneze të BE-së.

2012/01/06

Kryesia e presidencës daneze në BE  ka një strategji të dyfishtë për politikën e ardhshme sociale të tregut të punës. Politika duhet të zgjidhë problemet aktuale të papunësisë.

 

Politika e punësimit
Programi për gjashtë muajtë e ardhshme të Presidencës daneze t¨r BE-së të paraqitur nga qeveria daneze në mëngjezë u quajtë koncepti “Europa në punë.” Kryeministrja daneze,  Helle Thorning-Schmidt ka theksuar se Danimarka e merrë presidencën e BE-s në një kohë të vështirë të përballjes me krizën. Ajo shpreson se Danimarka mund të jetë një urë në mes të vendeve që janë të përfshira në euro dhe atyre shteteve janë jashtë saj, sikurse ashtë Danimarka.
Në kapitullin e Programit për punësimin, çështjeve sociale, shëndetësore dhe politikat e konsumatorve vlersohen shumë të rëndësishme koncepti i të menduarit krejtësisht e re, që do të dominojnë në bashkëpunimin me BE në fushën sociale dhe të punësimit.

Politika e punësimit vlen po ashtu për “të trajtuar sfidat aktuale, sidomos papunësinë e rinisë në lidhje me sfidat afatgjata në hapjen e sektorve të punës. ” Politika sociale do të sigurojë “mundësi të barabarta për të gjithë.”

Shtyrja e moshës të daljes në pension
Kryesia e presidencës daneze do të fillojë diskutimin se si mund të ketë më shumë njerëz në tregun e punës në përputhje me vitet e periudhës të daljes në pension.  Kjo vlenë për të gjetur mundsira për ma shumë të rinjë dhe femra në tregun e punës si konceptë i ri.
Programi presupozon idenë e ” ndryshimit të modelit të familjes në lidhje me raportin midis punës dhe jetës familjare, të mësuarit gjatë gjithë jetës, të ndryshimit të trashëgimisë shoqërore dhe normës më të lartë të punësimit për njerëzit të cilët nuk posedojnë kapacitet të plotë të punës.”

Komisioneri i BE, László Andor tha, se do të ketë një moshë të njejtë të daljes në pension në BE. Nuk do të ketë ligj, por një propozim për diskutim.

Kryesia e presidencës daneze në BE do të përqëndrohet vetëm në përcaktimin e moshës të pensionit. Ky projektë  siguron kontekstin i sfidës që njerëzit gjithnjë e më shumë të arrijnë një moshë ku ata zakonisht të preferohen nga tregu i punës. Njerëzit jetojnë më gjatë në këto kohëra. Prandaj është e domosdoshme “të ndërmerren reformat e tanishme dhe të së ardhmes në projektimin të sistemeve të pensioneve në vendet e BE-s për të punuar më gjatë, veçanërisht në aspektin e mjedis më të mirë të punës.”

Më shumë punë vullnetare sociale

2012 është viti i plakjes aktive dhe i solidaritetit në mes të gjeneratave. Kryesia daneze do të vijë me propozime, sugjerime se si të moshuarit mund të kontribuojnë më shumë për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë në pjesmarrjen në tregun e punës. Të moshuarit nuk mund të qëndrojnë më gjatë në tregun e punës aktuale, por se duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e objektivave në sektorin në rritje e të moshuarve kur ata largohen nga tregu i punës. Kryesia daneze i kushton prioritetë punës vullnetare sociale.
Kjo quhet “teknologjia moderne e mirëqenies, që siguron mundësira të mëdha. Nën kryesinë synon Gjatë presidencës së saj, Këshilli do të diskutojë se si teknologjia moderne e mirëqenies mund të lehtësojë punën në sektorin e kujdesit duke vazhduar të tregojë kujdesë që njerëzit e moshuar të ruajnë shëndetin e tyre në mënyrë që ata të mund të mbeten aktive për më shumë kohë. “pmh
E diel, më dt. 15.I.2011
EUSA

Lexuar 565

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>