BE dhe Hungaria
Fjalimi i Manuel Barrosos ”Mbi situatën në Hungari”.
Debat plenar për situatën në Hungari.
Strasburg, 18 janar 2012.
Presidenta,
Kryeministra,
Ministra,
Të nderuar deputetë të Parlamentit Europian,
E kam mirëpritur shumë mundësinë për të marrë pjesë në këtë debat sot “Mbi zhvillimet në Hungari,, dhe për të paraqitur në mënyrë të qartë qasjen dhe rolin e Komisionit në këtë drejtim. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme, ku unë besoj se ne duhet të jemi të qartë në vlerat, mbi parimet, të drejtë në metodë dhe në komunikim.
Komisioni ka vëzhguar nga afër zhvillimet lidhur me sistemin e ri kushtetues hungarez që nga fillimi i vitit 2011. Ne ishim në kontakt me autoritetet hungareze gjatë përgatitjes së projektligjeve kardinale për zbatimin e Kushtetutës së re, duke ngritur shqetësimet tona lidhur me pajtueshmërinë e këtyre ligjeve me legjislacionin e Bashkimit Europian. Shqetësime të ngjashme janë ngritur mes të tjerash nga Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Pas një analizë të parë teknike, Komisioni u bëri thirrje autoriteteve në Hungari të ndryshonte projekt-ligjet. Për fat të keq autoritetet hungareze nuk kanë marrë parasysh të gjitha kërkesat e Komisionit Europian. Këto shqetësime u shprehën më pas në nivelet më të lartë politike në dhjetor të 2011, nëpërmjet dy letrave shkëmbyese të Kryeministrit Orban, dhe nga letra e zevendës – presidentit Oli Rehn dhe Zev- President Reding. Më tepër e bëri tensionuese në veçanti çështja e pavarësisë së Bankës Qendrore, që duhet kërkuar para fillimit të negociatave zyrtare prej BE-së dhe ndihmës financiare të FMN-ës.
Pas miratimit të ligjeve kardinale nga Parlamenti hungarez në 30 dhjetor 2011, Komisioni i BE-s menjëherë ka kryer një analizë të plotë dhe të shpejtë ligjore të versioneve përfundimtare e këtyre ligjeve dhe mbi pajtueshmërinë e tyre me Traktatet e Bashkimit Europian.
Pas kësaj analize ligjore, dje(17.1.2012) Komisioni ra dakord të nisin proçedurat e tre shkeljeve. Ne kemi dërguar tri letra njoftimi zyrtar në lidhje me:
1. pavarësinë e bankës qendrore kombëtare, 2.moshën e daljes në pension të gjykatësve dhe prokurorëve, si dhe 3. mbrojtjen e të dhënave të autoritetit mbikëqyrës.
Komisioni ka kërkuar gjithashtu shpjegime të mëtejshme në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit; për këtë çështje ne presim sqarime shtesë nga autoritetet hungareze. Nëse këto sqarime nuk e plotsojnë të drejtat e tyre ose nuk marrim një përgjigje të drejtë, atëhere Komisioni Europian nuk do të hezitojë në marrjen e kundërveprimit të mëtejshëm në këtë çështje shumë të rëndësishme.
Këto vendime reflektojnë përgjegjësi të posaçme dhe rolin e kauzës juridiksionale të Komisionit, si kujdestar i Traktateve, për të siguruar një analizë të shëndoshë dhe të plotë ligjore.
Këto masa janë më tepër pjesë e një përpjekje të qëndrueshme dhe të përcaktuara nga Komisioni për të siguruar respektimin e plotë të ligjit të Bashkimit Europian nga vendet anëtare. Letra ashtë trajtuar në frymën e ligjit si akt i rëndësishëm. Proçedurat që vendosi dje(17.1.2012) Komisioni Europian do të trajtohen me prioritetin më të lartë. Në këtë fazë, kjo është për Komisionin kryesisht një çështje e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian. Dhe ne po bëjmë çdo gjë në fuqinë tonë për të bërë këtë në një mënyrë të qëndrueshme dhe objektive.
Megjithatë, unë këmbëngul se ne nuk do të ngurrojmë të ndërmarrim hapa të mëtejshëm nëse gjykohet e përshtatshme, në varësi të përgjigjeve formale dhe substanciale, që ne presim të marrim nga autoritetet hungareze. Sot(18.1.2012) kam marrë një letër nga Kryeministri Viktor Orban, që ka reaguar për të tre vendimet e Komisionit. Ai ka treguar për mua qëllimin e tij për të ndryshuar legjislacionin përkatës dhe për të punuar me Komisionin në ditët e ardhshme, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje ligjore për çështjet e ngritura.
Komisioni do të vazhdojë përpjekjet e saj me autoritetet hungareze për të eksploruar mënyra të ndryshme në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian.
Anëtarë të nderuar!
Çështjet në fjalë këtu mund të shkojnë përtej çështjeve të së drejtës europiane që janë ngritur. Këto çështje të tjera duhet të qartësohen. Këshilli i Europës është duke marrë parasysh pikat e tjera të legjislacionit hungarez që janë nën trajtimin e saj. Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias mund të luajë rol të rëndësishëm në këtë drejtim.
Të dy zevenspresidentët dhe unë kemi diskutuar këto çështje me sekretarin e përgjithshëm Jagland, i cili ka përcjellë mbështetjen e tij të plotë për shqyrtimin nga Komisioni Europian.
Kjo më shtyn mua më shumë të fokusohem në dimensionin politik të kësaj situate, që ne jemi duke diskutue sot në këtë Parlament, si organ politik.
Në fakt, përtej aspekteve ligjore, disa shqetësime janë shprehur në lidhje me cilësinë e demokracisë në Hungari, kulturën e tij politike, marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës dhe në mes të shtetit dhe shoqërisë civile.
Unë fuqimisht i baj apel autoriteteve hungareze që të respektojnë parimet e demokracisë dhe të lirisë për zbatimin e tyre jo vetëm në normat, por edhe në praktikë dhe në jetën politike dhe sociale në këtë vend. Këto janë çështje ku vendimi politik është më e vështirë dhe ndonjëherë, le të jetë i sinqertë, ideologjikisht i polarizuar por unë besoj se të gjitha forcat demokratike politike kanë një interes të punojnë së bashku për konsolidimin e demokracisë hungareze.
Komisioni do të vazhdojë të bëjë thirrje për legjislacionin në fjalë në mënyrë, që të ndryshohen dhe të bëhen në përputhje me ligjin e Bashkimit Europian. Mbi të gjitha, ne do të vazhdojmë të nxisim qeverinë hungareze për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme dhe demokratike në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve hungareze. Në fakt, dje një çështje politike ka ngritë nënkryetari Kroes, ku përsëri i dërgoi një letër autoriteteve hungareze për t’u shprehur shqetësimet tona lidhur me lirinë e medias.
Sepse kjo i shërben një mjedisit të qëndrueshëm ligjore të bazuar në sundimin e ligjit, parimeve demokratike dhe të drejtat themelore, me synim që të kthehet besimi i qytetarëve, i partnerëve dhe investitorëve. Në kohën e krizës ekonomike kjo është më shumë jetik se kurrë, pavarësisht nga venia në pyetje e parimeve demokratike.
Është e rëndësishme që mesazhi i debatit të sotëm në Parlamentin Europian i dërgon popullit hungarez mesazhin se ne duam Hungarinë për të qënë një anëtar i respektuar i Bashkimit Europian.
Kjo nuk duhet të jetë një debat kundër Hungarisë, por për Hungarinë dhe me Hungarinë. Ne jemi duke kërkuar nga autoritetet hungareze ato pika të sakta që ngrenë shqetësimet tona. Ne nuk duam një hije dyshimi mbi demokracinë e ndonjë prej shteteve tona anëtare. Ne kemi lidhje më të lartë me popullin hungarez, në historinë e tyre, kulturën e tyre, dhe të dhënat e tyre që luftuan një regjim totalitar, mishëruar si në luftën e tyre kundër trupave sovjetike në vitin 1956. Prandaj i baj thirrje të qartë qeverisë hungareze të demonstrojnë angazhimin e saj për parimet e demokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit.
Është e rëndësishme për ti trajtuar këto shqetësime politike dhe bëj thirrje kryeministrit Orban për të trajtuar këto në një mënyrë të përcaktuar dhe të qartë. Ne besojmë se kjo është në interesin më të mirë të Hungarisë dhe të të gjithë familjes tonë europiane.
Ju falënderoj për vëmendjen tuaj.
José Manuel Durão Barroso
E enjte, më dt. 19.I.2012
EUSA



















