Zgjedhjet presidenciale të 2012-tës në SHBA
Pak nga historia e krijimit të Partisë Demokratike të SHBA-s
Lëvizja politike e filluar në fund të 1780-së, solli në politikë një fraksion të udhëhequr nga Tomas Xheferson(Thomas Jefferson) me synim të krijimit të rendit federalist. Partia Demokratike u formua zyrtarisht në vitin 1830, pas ndarjes të saj të mëparshme i njohur si mishërimi i dy rrymave të Partisë Demokratike – Republikane të Shteteve të Bashkuara. Kjo parti e qendrës aktualisht e Partisë Demokrate ka numrin më të madh të votuesve të regjistruar në vend në 72 milion. Barak Obama u bë i 15 presidentë demokrat.
Partia Demokratike ka në themel të politikës saj liberalizmin social të bazuar në progressivism moderne.
Presidentët Demokratë të SHBA-s prej vitit 1829 – 2009
Ish-kryetarët Demokratike: Jackson (1829-1837), Van Buren (1837-1841), Polk (1845-1849), Pierce (1853-1857), Buchanan (1857-1861), Johnson (1865-1869), Cleveland (1885 -1889/1893-1897), Wilson (1913-1921), FD Roosevelt (1933-1945), Truman (1945-1953), Kennedy (1961-1963), Johnson (1963-1969), Carter (1977-1981), Clinton (1993-2001), Obama (2009-sot)
Pak për kandidatin e vetëm të Partisë Demokratike e SHBA-s Barak Obama
Kandidati presidencial i shpallur i Partisë Demokratike për vitin 2012 ashtë Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara Barak Obama
Barak Obama
Kandidati presidencial Barak Obama
Ka lindur nga një baba nga Kenia dhe një nënë amerikane, ish aktivist i komunitetit dhe avokati u prezantue si udhëheqës i ardhshëm i SHBA-s me fjalimin kryesor në Konventën e 2004 me rëndësi kombëtare në emën të Demokratëve në Boston, si dhe bazue në reputacionin e tij të fituem si një orator brilant. Në vitin 2008, pas një fitore të vështirë kundër Hillari Klintonit siguroi emërimin si kandidat demokrat përballë senatorit nga Illinois, ish-republikani Xhon Mekei( John McCain) për t’u bërë i pari afrikani- amerikan në krye të presidencës.
Politikat para-elektorale në SHBA për janar – nëntor 2012
I 57-ti vjetë elektoral i Shteteteve të Bashkuara për zgjedhjet presidenciale në mandat 4 vjeçar do të mbahet më 6 nëntor, 2012. Në këtë garë përballen dy fronte politike;
- E majta socialiste e kryesuar nga presidenti aktual Barak Obama i Partisë Demokrate
- E djathta konservatore rrjeshton 4 kandidatë të Partisë Republikane.
Në Zgjedhjet Presidenciale do të ketë emërimin e një Zevendës President, që ka filluar paraprakisht në mbarë vendin në nivel shtetëror në grupe sipas një kalendari programatik elektoral e filluar më 3 janar, 2012, në Iova dhe do të përfundojë më 5 qershor, 2012 në Montana, Nju Meksiko dhe Dakotën e Jugut. Proçedura pesë-mujor do të rezultojë me Konventën Partisë Republikane dhe Demokratike që do të mbahet respektivisht sipas kalendarit; më 27-30 gusht 2012 dhe 3-6 shtator 2012.
Kombi amerikan vazhdon të ulet imazhi i saj përballë shifrave të papunësisë në rritje, një borxh gjigand i pandalshëm kombëtar dhe në anën tjetër ashtë pompoziteti pothuajse komik nga politikanë nga të dy anët, ku Zgjedhjet Presidenciale ka marrë një rëndësi maksimale. A do t’i japin elektorati amerikan Presidentit Obama edhe njiherë mandatin e dytë me shpresë të rikthimit të politikave të tij planifikuar, ose duhet të sjellë përsëri në pushtet republikanët me besimin se këtë herë, gjërat do të jenë të ndryshme?
Sigurisht, që nuk është çështja se cili nga kandidatët republikanë do të zgjidhet në krye si President, duke pasur parasysh se asnjë kandidat nuk ashtë në gjendje të tërheqë elektoratin me një program konkretë të shpëtimit të kombit nga kriza ekonomike.
Megjithatë, në periudhën deri në zgjedhjet paraprake, do të ravijëzohen konturet e dinamikës të programeve të secilit prej kandidatëve të ardhshëm, me një vështrim të thellë në qëndrimin e tyre mbi çështjet aktuale kombëtare, si dhe sigurimin e një (dhe në rritje) prapavijë biografike të plotë.
Kandidatët për presidentë nga Partia Republikane
Newt Gingrich– kandidatë republikan
Mitt Romney– kandidatë republikan
Ron Paul– kandidatë republikan
Rick Santorum – kandidatë republikan
Lexuar 2045






















Brenda rradhëve të kandidatve të republikanve për presidentë është një rivalitet serioz, ku maja e fitores të kandidatit të vetëm për president ”pushtohet” herë nga kandidati me origjinë polake Newt Gingrich, e herë nga Mitt Romney– kandidatë republikan si bir i refugjatit meksikan dhe herë nga Rick Santorum – kandidatë republikan.
Gara midis tyre ende është në dinamikën e votave të antarve republikan ndër shtete të SHBA-s. Pyetja është se cili nga kandidatët do të ndeshet me Obamën për Shtëpinë e Bardhë?
Kush do të fitoji nga republikanët dhe a do të fitoji Obama prapë në nëntorin e 2012? Cili flamur do të valoji në nëntor të 2012 në Uashington?